Flash News

E-TJERA

Humb jetën një turist malazez në Malësinë e Madhe

Humb jetën një turist malazez në Malësinë e Madhe

Një turist malazez i moshës 71-vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës në Malësinë e Madhe, pas një problemi shëndetësor të papritur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Lëpushë, kur një grup turistësh malazezë kërkuan ndihmë mjekësore për një prej anëtarëve të grupit, shtetasin M. N., i cili nuk ndihej mirë.

Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë transportuar 71-vjeçarin me autoambulancë drejt spitalit, ku ai ka humbur jetën gjatë rrugës. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak.

 

Të fundit