Flash News

E-TJERA

Humb jetën pushuesi në Kavajë, policia zbardh detajet

Humb jetën pushuesi në Kavajë, policia zbardh detajet

Një pushues ka humbur jetën sot në plazhin e Golemit në Kavajë.

Sipas policisë, M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe dyshohet arrest kardiak.

 “Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës

 

Të fundit