Flash News

E-TJERA

Humb jetën shoferi i ambulancës së spitalit të Shkodrës

Humb jetën shoferi i ambulancës së spitalit të Shkodrës

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte teksa qëndronte në një lokal në Shkodër.

Sipas policisë, 58 vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Mësohet se ai punonte si shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë

Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit