Flash News

E-TJERA

Humb jetën shqiptari në Itali, e zë poshtë traktori

Humb jetën shqiptari në Itali, e zë poshtë traktori

Një shqiptar i identifikuar si Alltan Visha ka humbur jetën  në Itali.

Mediat raportojnë 47-vjeçari ka humbur jetën pasi traktori që po drejtonte është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.Shqiptari jetonte në Roveré della Luna, ndërsa aksidenti ndodhi brenda një ferme në Salorno.

Policia dhe shërbimet mjekësore arritën menjëherë pas telefonatës së urgjencës, por Visha nuk arriti të shpëtohej. 47-vjeçari kishte ndërruar jetë vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Përveç ndihmës mjekësore, në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit për të bërë të sigurt zonën e prekur nga aksidenti dhe më pas të largonin mjetin bujqësor. Policia ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.

Të fundit