Flash News

E-TJERA

Humb jetën turistja gjermane në Vlorë, detajet e para nga policia

Humb jetën turistja gjermane në Vlorë, detajet e para nga policia

Një turiste gjermane ka humbur jetën mesditën e sotme në Vlorë. 

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, L. K., 41 vjeçe dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec. 

"Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec", njofton policia. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Të fundit