Flash News

E-TJERA

Humb jetën ushtari shqiptar në Afganistan, të paqarta rrethanat e ngjarjes

Humb jetën ushtari shqiptar në Afganistan, të paqarta rrethanat e
Foto Ilustruese

Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka ndërruar jetë mbrëmjen e ditës së djeshme. Ushtari me iniciale XH.I. ndodhej me mision paqeruajtës në provincën e Heratit.

Ende nuk dihen rrethanat se si ndërroi jetë ushtari, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ushtari me iniciale XH.I. është i katërti që humb jetën në misionet paqeruajtëse jashtë vendit.

Në muajin shkurt të vitit 2012, mbeti i vrarë në Afganistan, kapiten Feti Vogli. Ndërkohë, në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.

Të fundit