Flash News

E-TJERA

Humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, humb jetën 40-vjeçari në Berat

 Humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, humb jetën
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas.

Policia njofton se një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal kullues në anë të saj.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

"Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.

Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit