Flash News

E-TJERA

Humb kontrollin e motomjetit, ndërron jetë 40-vjeçari në Vlorë

Humb kontrollin e motomjetit, ndërron jetë 40-vjeçari në

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Tërbaç të Vlorës. Policia bën me dije se, ai ka humbur kontrollin e motomjetit, i cili doli nga rruga, duke i sjellë drejtuesit vdekjen.

Viktima është me inicialet L. H. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes që ndodhi gjatë gjatës.

“Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit