Flash News


E-TJERA

Humb vula e KZAZ në Bularat, Prokuroria nis hetimet

Humb vula e KZAZ në Bularat, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria ka nisur hetimet për humbjen e vulës së KZAZ në Bularat. Ngjarja është denoncuar nga sekretari i qendrës, i cili ka konstatuar mungesën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të fundit