Flash News

E-TJERA

“Në një moment humbëm shikimin”, flet ushtari që u sulmua nga rusët në Gramsh

“Në një moment humbëm shikimin”, flet ushtari që

Një nga ushtarët e sulmuar nga rusët në Uzinën Ushtarake në Gramsh ka folur për mediat.

Teksa u vizitua nga ministri i Brendshëm Niko Peleshi, ushtari tha se në momentin kur shtetasi rus iu ka hedhur spray-n djegës në fytyrë, kanë humbur shikimin, raporton Euronews Albania.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

Dy rusë dhe një ukrainas u arrestuan mbrëmjen e djeshme pasi sulmuan me spray neuroparalizues du ushtarët që ishin duke ruajtur godinën e Uzinës Ushtarake në Gramsh. Tre shtetasit e huaj kanë mohuar të jenë agjentë, duke u shprehur se ishin turistë që kishin pasion fotografinë.

Të fundit