Flash News

E-TJERA

Humbën jetën dy minatorë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës në Tropojë

Humbën jetën dy minatorë, arrestohet drejtuesi teknik i

Dy minatorë humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i bllokua dje brenda një galerie kromi në Tropojë. Ngjarja ndodhi në fshatin Lajthizë të Pukës.

Policia ka vënë sot në pranga drejtorin teknik A. R 45 vjeç për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Të pajetë nga miniera u nxorrën të pajetë Adil Dautaj 41 vjeç dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç.

Njoftimi:

Tropojë

Arrestohet në flagrancë drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme.

Të fundit