Flash News

E-TJERA

BMW-ja “fluturoi” 50 m në ajër, identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në Itali

BMW-ja “fluturoi” 50 m në ajër, identifikohen dy të
Marian Kola, viktimë e aksidentit tragjik

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën pas një aksidenti tragjik në Itali. Një tjetër shqiptar mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Viktimat janë Marian Kola, 23 vjeç, nga Lezha dhe Blerim Miha, 27 vjeç. Personi i tretë nuk është identifikuar ende. Ata banonin në periferinë jugore të Romës dhe ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës.

Sipas mediave italiane, tre të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip BMW seria 4 në zonën e Frosinone me një shpejtësi tej normave të lejuara që mund të ketë qenë deri në 200 km/orë.

Për shkak edhe të shpejtësisë së lartë kjo ka bërë që mjeti të ngrihet në ajër dhe të fluturojë për 50 metra derisa ka rënë mes pemëve.

Rënia në tokë ka shkaktuar vdekjen e Kolës dhe Mihës, ndërsa 28-vjeçari i plagosur ka shpëtuar pasi është hedhur nga dritarja. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital ku po lufton me vdekjen.

Pas përplasjes, makina ka marrë flakë në pjesën e përparme dhe ka djegur pjesërisht kabinën e pasagjerëve ku ndodheshin edhe dy trupat e pajetë.

Shqiptarët ishin të tre pa dokumente identifikuese. U desh marrja e shenjave të gishtërinjve që të mësohej identiteti i tyre.

Të fundit