Flash News

E-TJERA

Humbën ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja e futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit

Humbën ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja e futbollit

Ndeshja e futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit është ndërprerë, pasi gjashtë prej lojtareve të Bilishtit u ndjenë keq në fushë.

Ato pësuan gjendje të fikti në fushë dhe u dërguan menjëherë në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen ende arsyet, por nga informacionet paraprake dyshohet se vajzat mund të jenë helmuar.

Si pasojë e kësaj situate, delegati i ndeshjes Endi Hyka vendosi ta ndërpresë takimin ende pa u mbyllur pjesa e parë. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.

Humbën ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja e futbollit

Të fundit