Flash News

E-TJERA

Humbën në Gjirin e Gramës, shpëtohen 4 turistë të huaj

Humbën në Gjirin e Gramës, shpëtohen 4 turistë të

Katër turistë të huaj, dy gjermanë dhe dy spanjollë janë shpëtuar ditën e  sotme pasi mbetën të izoluar në Gjirin e Gramës.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjendja shëndetësore e turistëve është e qëndrueshme dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme.

“Rreth orës 09:30, anija vendosi kontakt vizual me turistët dhe nisi operacioni i shpëtimit përmes gomones. Në orën 09:45, mjeti lundrues u akostua në breg, ku u identifikuan katër shtetas të huaj dy gjermanë dhe dy francezë, një mashkull dhe tre femra.

Pasi u sigurua gjendja e tyre shëndetësore, që ishte e qëndrueshme, ata u transportuan në bord dhe u pritën me kujdes e përkujdesje nga efektivët tanë. U ofruan ushqime dhe pije gjatë lundrimit drejt ishullit të Sazanit, ku do të vijojnë të marrin mbështetjen e mëtejshme të nevojshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes

Të fundit