Flash News

E-TJERA

Humbën në malet e Tropojës, policia gjen turistët belg

Humbën në malet e Tropojës, policia gjen turistët belg

Dy turistë belg, përkatësisht 25 dhe 26-vjeç, kanë humbur në malet e Tropojës teksa kanë qenë duke eksploruar natyrën.

Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë. Turistët kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e komisariatit të policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”. Mësohet se turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit