Flash News

E-TJERA

Humbi bashkëshortin, Margariti: Askush s’është gati për të shkruar të tilla radhë

Humbi bashkëshortin, Margariti: Askush s’është gati

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka prekur me mesazhin e saj, pak ditë pasi humbi bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira, ndërsa theksoi se çdo fjalë ngushëllimi i jep forcë e kurajë për një rrugëtimin që ka nisur.

Mesazhi i plotë:

Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.
Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.
Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!
Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!

Të fundit