Flash News

E-TJERA

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktori i njohur Andon Qesari

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktori i

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Andon Qesari.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri, Edon Qesari, i cili sqaron se sot në mëngjes u nda nga jeta pas një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh, por që e kishte rënduar në vitin e fundit.

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë...”, shkruan i biri.

Aktor dhe regjisori i shquar, mban titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjithashtu është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.  

  

Të fundit