Flash News

E-TJERA

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta trajneri i atletikës shqiptare, Vildan Tufi

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta trajneri

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare trajneri i atletikës Vildan Tufi. Mësohet se, Tufi ka ndërruar jetë ditën e sotme në Shkodër, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Ai është një prej emrave më të mëdhenj të atletikës shqiptare nga duart e të cilit kanë dalë kampionë të mëdhenj kombëtar, si Vera Bregu, Arbana Xhani dhe Izmir Smajlaj.

Tufi është i njohur si një nga emblemat e atletikës shqiptare me ekipin e Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare. Ai njëkohësisht ushtronte profesionin e pedagogut të Edukimit Fizik në Universitetin e Shkodrës.

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta trajneri

Të fundit