Flash News

E-TJERA

Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Elbasanit

Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe futbollit shqiptar, Hekuran Jakupi.

Jakupi nuk e fitoi dot betejeën me një sëmundje të rëndë, ndërsa do të mbahet mend si një ndër futbollistët më të mirë të viteve ’90-2000, ku dha kontribut me skuadrën e Elbasanit, Bylisit, Tiranës, Teutës apo Erzenit.

"Qyteti i Elbasanit dhe gjithe futbolli shqiptar eshte zgjuar sot me nje lajm te trishte. Ka nderruar jete ne moshen 58-vjeçare nje nga futbollistet me te spikatur te futbollit elbasanas dhe jo vetem, Hekuran Jakupi. Prej disa kohes Jakupi vuante nga nje semundje, duke mos e fituar dot betejen, siç kishte bere gjithnje ne fushat e futbollit. Nje sulmues klasi dhe elegant, duke gdhendur emrin e tij me germa te arta ne futbollin elbasanas dhe atij shqiptar. Spikati qe ne moshe te vogel me ekipin e Elbasanit me talentin dhe shpejtesine e tij, ndersa luajti per disa skuadra te tjera te futbollit shqiptar si: Bylisi, Tirana, Teuta, Erzeni etj. Edhe pas lenies se futbollit te luajtur, Jakupi vijoi me misionin e tij per te pergatitur breza te rinj lojtaresh, ku punonte me te njejtin pasion si dikur nje lojtar ne fushe. Sot, futbolli elbasanas dhe ai shqiptar humbi nje ikone te futbollit. Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, miqve e sportedashesve per kete humbje te madhe. I perjetshem qofte kujtimi i tij", shkruan Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan. 

Të fundit