Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
Humbi drejtimin e mjetit të tonazhit të rëndë, ndërron jetë punonjësi i një firme në Laç
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laç.
Punonjësi i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë.
Për pasojë, 55-vjeçari ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.