Flash News

E-TJERA

"Humbi ekuilibrin dhe ra në ujë"/ Policia zbardh vdekjen e minatorit, arreston tre persona

"Humbi ekuilibrin dhe ra në ujë"/ Policia zbardh vdekjen e

Policia ka zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën minatori 65-vjeçar Mustafa Kamishi. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fabrikën e pasurimit të kromit Bulqizë.

Policia bën me dije se Kamishi ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me dy punëtorë të tjerë Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar.

Gjatë lëvizjes ata kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë 65-vjeçari ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë. Nisur nga kjo situate, policia ka arrestuar dy pnëtorët që ishin bashkë me Kamishind dhe drejtuesin e fabrikës, I.N.

Mbi tre të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale si "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. K., (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.

Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit