Flash News

E-TJERA

Humbi jetën gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë/ Partneri i turistes britanike: Pajisjet kishin defekt, por instruktorja tha i rregulluam

Humbi jetën gjatë ekspeditës së zhytjes në

Mediat britanike kanë nxjerrë detaje të reja mbi ngjarjen, ku 29-vjeçarja angleze, Rebecca Gannon humbi jetën teksa ndodhej në një ekspeditë zhytjeje në Sarandë.

Familja e saj është shprehur se kanë mbështejen e autoriteteve për zbardhjen e ngjarjes, pasi ajo ishte e trajnuar për zhtyje, por pavarësisht kësaj 29-vjeçarja u mbyt.

Partneri i saj, i cili ishte me Rebecca-n në Sarandë hedh akuza se instruktorët nuk i kanë kontrolluar siç duhet pajisjet e zhytjes. Sipas tij, 29-vjeçarja mund të ketë humbur jetën si pasojë e ndonjë defekti teknik të pajisjeve, që përdorin zhytësit.

“Duhet të kemi qenë rreth 12  persona të gjithë bashkë dhe kanë qenë tre instruktorë, një prej të cilëve fliste shumë mirë anglisht dhe që unë e njoh është Gerta Brozi. Ajo kontrolloi pajisjet, por dukej se nuk i kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me rregullatorin e Rebekës, por Gerta tha se ishte zgjidhur”, ka deklaruar ai.

Pas ngjarjes së të hënës në brigjet e Sarandës, policia arrestoi pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, i cili quhej Saimir Kushova, 45 vjeç.

Zyrtarët thanë se ai akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar, Gerta Brozi.

Të fundit