Flash News

E-TJERA

Humbi jetën mes flakëve për të shpëtuar kolegët, qeveria akordon ndihmë financiare për familjen e Arjan Salës

Humbi jetën mes flakëve për të shpëtuar kolegët,

Qeveria shqiptare akordon ndihmë financiare për familjen e Arjan Salës, punonjësit të sigurisë së magazinës pranë ‘Casa Italia’, i cili në 24 mars humbi jetën mes flakëve të zjarrit për të shpëtuar kolegët.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, qeveria akordon një fond prej 1 milion lekësh për familjen e 33-vjecarit, i shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’.

“Dhënien e ndihmës  financiare,  në  shumën  1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Sala, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes  për  shpëtimin  e  jetëve  të  personave  të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021.

Efekti   financiar, sipas pikës1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Humbi jetën mes flakëve për të shpëtuar kolegët,

 

Të fundit