Flash News

E-TJERA

Humbi jetën në malin e Munellës, mbillen 1000 pisha në kujtim të alpinistit Ndoc Mulaj

Humbi jetën në malin e Munellës, mbillen 1000 pisha në

Në kujtim të alpinistit Ndoc Mulaj, i cili humbi jetën më 30 dhjetor janë mbjellë rreth 1000 pisha të zeza. Pishat janë mbjellë në malin e Munellë të Pukës, aty ku u rrëzua dhe humbi jetën Mulaj.

Iniciativës së bashkisë së Pukës, iu bashkuan edhe qytetarë, të apasionuarit pas natyrës, familjarë dhe miqtë e alpinistit, i cili promovoi çdo skaj të veriut.

Humbi jetën në malin e Munellës, mbillen 1000 pisha në

 

Në malin e Munellës u vendos gjithashtu edhe një pllakatë përkujtimore që i dedikohet Ndoc Mulës. Kryebashkiaku i Pukës ishte organizatori i mbjelljes së pishave në vendin ku humbi jetën aplinisti. Teksa kujtoi jeten dhe kontributin e Mulajt, bëri ne dije se do t'i propozonte Këshillit Bashkiak për ta shpallur "qytetar nderi".

Humbi jetën në malin e Munellës, mbillen 1000 pisha në


Specialisti i turizmit malor humbi jeten pasditen e 30 dhjetorit në masivin pyjor të Munellës, teksa shoqëronte gazetarin Alfred Lela dhe disa persona të tjerë për një reportazh. Ata u rrëzuan në malin e Munellës për shkak të motit të keq. Ndoc Mulaj u gjet pas disa orë kërkimesh i pajetë.

Të fundit