Flash News

E-TJERA

Humbi jetën në moshë të re, deputetja e PS dedikim prekës për vëllain: Një vit pa ty, duket pafundësi!

Humbi jetën në moshë të re, deputetja e PS dedikim

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka kujtuar vëllain, Elton Maçolli një vit pasi humbi jetën në moshën 37-vjeçare, në një aksident me makinë në tunelin e Krrabës.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjylameti i ka kushtuar vëllait të ndjerë një dedikim prekës, ku thekson se e ka shumë të vështirë të mësohet me mungesën e tij.

Një vit pa ty, na duket pafundësi !
Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë.
Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrazëtirën . S’janë pak , kemi qenë gjithmonë krah njeri- tjetrit, ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.
I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e çdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharruar në mendjet e zemrat tona!”, shkruan deputetja, shoqëruar edhe me një foto të tyre të përbashkët.

 

Të fundit