Flash News

E-TJERA

Humbi jetën në vendin e punës në Korçë, 77-vjeçari pësoi arresti kardiak

Humbi jetën në vendin e punës në Korçë,

Një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në Korçë, ku një 77-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës.

Nikollaq Kacimbro, i cili kishte dalë në pension, por për shkak të kushteve të vështira ekonomike vazhdonte të punonte, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Ai punonte si roje në një godinë në zonën e SMT-së, ku ishte turni i tretë. Sipas familjarëve, ai ishte vonuar të kthehej në shtëpi dhe, pasi nuk u kthye në orarin e zakonshëm, ata shkruan në vendin e punës dhe e gjetën të pajetë.

Nikollaq Kacimbro jetonte me bashkëshorten dhe djalin e tij, i cili trajtohet me kemp. Familja është në dhimbje të thellë për humbjen e tij.

Të fundit