Flash News

E-TJERA

Humbi jetën një familje/ Del ekspertiza, me sa km/h po udhëtonte "Audi" që shkaktoi aksidentine rëndë

Humbi jetën një familje/ Del ekspertiza, me sa km/h po udhëtonte

Sot bëhen 10 ditë nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën një familje dhe u plagosën tre të tjerë. Ka dalë ekspertiza për këtë ngjarje.  

Sipas "Panorama.al" automjeti tip “Audi” i drejtuar nga Igli Madani, i cili shkaktoi edhe aksidentin ishte duke udhëtuar me shpejtësi 160 km/orë, ndërkohë që në atë aks rrugor norma maksimale e lejuar është 110 km në orë.

Medani ishte duke udhëtuar  50 km më shumë se shpejtësia e lejuar. Përvec shpejtësisë edhe parakalimi i gabuar i tij, rezultoi fatal për familjen Gushi, e cila jetonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime.  

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 25 qershorit në autostradën Fier-Vlorë në vendin e quajtur "Kriporja". Viktimat e aksidentit Eduart dhe Silvana Gushi si dhe dy vajzat e mitura. Ndërkohë të lënduar mbetën dy pasagjerët e mjetit "Audi" dhe drejtuesi Igli Madani.

 

Të fundit