Flash News

E-TJERA

Humbi jetën pasi mbushi dhëmballën, 59-vjeçari në Devoll dyshohet se pësoi arrest kardiak

Humbi jetën pasi mbushi dhëmballën, 59-vjeçari në

Një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën një ditë më parë, pas mbushjes së dhëmballës.

59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, viktima është ankuar disa herë për gjendjen shëndetësore duke pohuar se nuk ndjehej mirë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, me të gjitha procedurat e trajtimit që janë kryer në klinikë.

Të fundit