Flash News

E-TJERA

Humbi jetën pasi u hodh nga dritarja e spitalit, flet drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Pacienti nuk kishte shenja psikologjike jo normale

Humbi jetën pasi u hodh nga dritarja e spitalit, flet drejtori i
Perlat Kapisyzi

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 52-vjeçar i prekur me covid, u hodh nga dritarja e dhomës ku po trajtohej duke humbur jetën.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Kapisyzi u shprehu ngushëllime familjarëve, teksa theksoi se pacienti nuk ka pasur shenja psikologjike jo normale.

Ai bën me dije se 52-vjeçari u shtrua në spital më 25 tetor.

I pyetur nëse do të merren masa pas këtij rasti të tretë të vetëvrasjes në spitalin "Shefqet Ndroqi", mjeku ka refuzuar të përgjigjet.

“Na ka tronditur ne si staf i personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit. 53-vjeçari u shtrua në 25 tetor, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit sipas protokollit të trajtimit të pneumonisë nga SARS-COV 2. Në emër të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” i shprehim ngushëllime familjeve të pacientit.

Sipas të dhënave të disponueshme që ne kemi, që nga shtrimi deri në momentin e fundit, nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jonormale. Ky është një moment i vështirë për ne dhe do të kërkonim mbështetjen e të gjithëve. Dhe ju për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve. Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve dhe të tonit”, tha Kapisyzi.

Të fundit