Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Humbi jetën shoferi dhe 7 klandestinë, pamje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë
Këto janë pamjet që vijnë nga vendi ku u aksidentua mjeti tip “Benz” me 8 persona brenda.
Drejtuesi i mjetit i cili po transportonte 7 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme. ‘Benz-i’ i drejtuar nga Ismeti është pikasur nga patrulla e policisë pasi po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në momentin që policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, shoferi është kthyer nga rruga për të ecur në drejtim të Përmetit, ku gjatë lëvizjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosë.
Për pasojë, siç shihet edhe nga pamjet, mjeti është dëmtuar totalisht duke bërë të pamundur që shoferi dhe pasagjerët të dilnin gjallë.