Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Humbi kontaktet me familjen për dy ditë, gjendet në Tiranë 15-vjeçari nga Shkodra
Agim Bibaj denoncoi në policinë e Shkodrës zhdukjen e djalit të tij, Aurel Bibaj, 15 vjeç, i cili kishte humbur prej dy ditësh.
Pas kërkimeve, adoleshenti u gjet në zonën e Babrrusë në Tiranë dhe rezulton të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
I mituri, që jetonte me familjen e tij në Postribë, humbi kontaktet me ta që prej mëngjesit të djeshëm, pasi shoqëroi vëllain në shkollë. Mungesa në shkollë dhe moskthimi në shtëpi shqetësuan familjarët, të cilët iu drejtuan policisë për ndihmë.
Sipas burimeve nga media, dyshohet se 15-vjeçari ishte larguar nga shtëpia pas një debati me babain, ku ky i fundit e kishte qortuar për sjelljen. Djali u gjet nga forcat e policisë dhe është dorëzuar sërish në kujdesin e familjes.
Adoleshenti pritet të merret në pyetje në praninë e psikologëve për të sqaruar arsyet e largimit nga banesa, dhe do të vijojë të trajtohet me mbështetje psikologjike për të kuptuar pasojat e veprimit të tij.