Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin, ndërron jetë 53-vjeçari

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin, ndërron
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje. Viktima është një 53 vjeçar me iniciale N.R., i cili humbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga.

Mjeti me të cilin ai udhëtonte 53-vjeçari është përplasur me murin dhe për pasojë ai ka gjetur vdekjen.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit