Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e mjetit, aksidentohet për vdekje 21-vjeçari shqiptar në Itali

Humbi kontrollin e mjetit, aksidentohet për vdekje 21-vjeçari

Një i ri 21-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe banues në Azzano Decimo në Itali u përfshi në një aksident me makinë e për pasojë ka humbur jetën. 

Mediat italiane raportojnë se viktima Ani Gjergji humbi kontrollin e makinës, ndoshta për shkak të shpejtësisë së madhe dhe përfundoi jashtë rrugës në via Cesena në Chions. 
Pas përplasjes makina ka marrë flakë, duke shkrumbuar plotësisht makinën, bashkë me trupin e të riut. 

Kur zjarrfikësit mbërritën nga San Vito al Tagliamento, trupi tashmë ishte i djegur.Sipas hetimeve të para, i riu, i cili po udhëtonte i vetëm ka qenë me shpejtësi të madhe dhe mund ta ketë zënë gjumi në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit.

Mediat bëjnë me dije se Gjergji po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar me miqtë. Prokuroria Publike e Pordenones ka sekuestruar mjetin, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët.

 

Të fundit