Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, plagoset drejtuesja në aksin Vlorë-Fier

Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, plagoset drejtuesja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet tip Peugeot ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë drejtuesen nga automjeti.

Drejtuesja po dërgohet drejt spitalit për kontroll por nuk ka rrezik për jetën.

Të fundit