Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 33-vjeçari në Tiranë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 33-vjeçari në
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pas mesnate në Tiranë. Një 33-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”. Viktima ka inicialet R.K.

"Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit