Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 45-vjeçari në Prrenjas, plagoset pasagjerja

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 45-vjeçari në
Foto Ilustruese/ Aksident

Një aksident me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur para pak minutash në Prrenjas.

Drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, Z.S., 43 vjeç ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja që ndodhej në mjet me 43-vjeçarin, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Të fundit