Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat e rrugës, humb jetën 28-vjeçari në Tiranë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat e rrugës, humb

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas me motor, teksa udhëtonte në aksin rrugor Baldushk–Vishnje.

I riu B. Z., humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës e për pasojë, humbi jetën.

“Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit