Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën, ndërron jetë polici në Lezhë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën, ndërron

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vend mesditën e sotme. Ngjarja është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.

Një motor ka dalë nga rruga, është përplasur me shtyllën e tensionit dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi 40-vjeçar. Mësohet se viktima ishte polic në Burgun e Shënkollit.

Polica ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Pak më parë, një 31-vjeçar në Divjakë ndërroi jetë pasi mjeti i tij tip ‘Ford’ ra në kanal.

Të fundit