Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin me motor, plagoset shtetasi kroat në aksin “Qafë Mali- Fierz”

Humbi kontrollin me motor, plagoset shtetasi kroat në aksin

Një aksident u shënua mesditën e somte në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”.

POlicia njofton se shtetasi kroat D. J. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë është rrëzuar. Nga  aksidenti shtetasi kroat është dëmtuar dhe  është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës. 

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit