Flash News

E-TJERA

Humbi me Dudelange, Tirana i thotë lamtumirë Ligës së Kampioneve

Humbi me Dudelange, Tirana i thotë lamtumirë Ligës së

Tirana ka humbur ndaj Dudelange në “Air Albania” këtë mbrëmje, duke bërë që t’i japë lamtumirën Ligës së Kampioneve.

Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur 1-2 në ndeshjen e kthimit nga kampionët luksemburgas të Dudelange.

Shpresën e bardhebluve për përmbysje të rezultatit e dha goli i Redon Xhixhës në minutën e '78. Duheshin pak minuta për të shënuar 2 gola të tjerë që të merrnin fitoren, por nuk ia dolën.

Tani bardhblutë do vijojnë aventurën europiane në turin e dytë të Conference League.

 

Të fundit