Flash News

E-TJERA

Humbi ndjenjat në fabrikë, ndërron jetë në spital 21-vjeçari në Tiranë

Humbi ndjenjat në fabrikë, ndërron jetë në spital

Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi ndjenjat gjatë punës në një fabrikë në Bathore.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm. I riu, i identifikuar me inicialet J.B., u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Autoritetet njoftojnë se vdekja dyshohet të jetë nga shkaqe natyrale.

“Më datë 06.11.2025, rreth orës 06:30, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë në Bathore, ka humbur ndienjat, shtetasi J. B., 21 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën, në spital, dyshohet prej shkaqeve natyrale.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit