Flash News

E-TJERA

Humbi në malin e Jezercës, gjendet i vdekur turisti bullgar

Humbi në malin e Jezercës, gjendet i vdekur turisti bullgar

Një turist bullgar mbeti i bllokuar gjatë eksplorimit në malin e Jezercës. Turisti kërkoi ndihmë nga autoritetet pasi nuk arriti të krijonte kontakt për të shpëtuar.

Ekipi i kërkim-shpëtimit ka sinjalizuar vendndodhjen e tij me helikopter për shkak të terrenit të vështirë dhe ka gjetur trupin e pajetë të turistit.

Mbrojtja Civile i ka bërë thirrje turistëve të jenë të kujdesshëm në zonat me rrezikshmëri të lartë dhe të mos eksplorojnë pa guida të specializuara.

“Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.

Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.

Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.

Kujdes! Në zonat me rrezikshmëri të lartë, dhe ne shumë raste të pashkeluar, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. Siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga respektimi i këtyre udhëzimeve dhe informacioneve të rëndësishme për këto aktivitete sportive”, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.

Të fundit