Flash News

E-TJERA

Humbi pa gjurmë prej dy ditësh, policia e Tiranës në kërkim të 15-vjeçares

Humbi pa gjurmë prej dy ditësh, policia e Tiranës në


Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një vajze 15-vjeçare, e cila është larguar nga banesa e saj që prej datës 19 mars 2025. Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë nga e afërmja e saj 35-vjeçare, e cila ka raportuar se vajza nuk është kthyer në shtëpi prej dy ditësh.

“Shtetasja A. Ll., 35 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 19.03.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Uniformat blu po punojnë për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e largimit të saj nga shtëpia.

Të fundit