Flash News

E-TJERA

Humbi punën pas zjarreve në Rodos, të riut shqiptar “i vjedhin” edhe kursimet

Humbi punën pas zjarreve në Rodos, të riut shqiptar “i

Zjarret masive në Greqi shkaktuan një kaos të vërtetë, mes përpjekjeve për të neutralizuar flakët dhe evakuimeve. Mirëpo gazeta greke “Prothothema” ka sjellë rastin e një të riu shqiptar i cili humbi jo vetëm punën, por edhe kursimet e tij.

Sipas medias greke bëhet fjalë për një 22-vjeccar shqiptar i cili punonte në Ishullin e Rodosit. Shqiptari u bë viktimë e mashtrimit dhe humbi punën për shkak të dëmtimit të hotelit ku punonte.

Kur të shtunën e kaluar u thirr me një numër grek nga një i panjohur, i cili tha se ishte llogaritari i hotelit dhe kishte nevojë urgjente prej 250 euro.

Kështu, ai nuk dyshoi se kishte të bënte me një mashtrues, kur "kontabilisti" i kërkoi t'i transferonte shumën prej 540 eurosh, që t'ia kthente së bashku me kompensimin.

Në të vërtetë, ai i ka depozituar paratë në një llogari që i ka dhënë, si pasojë i ka humbur edhe këto kursime, pa e marrë sigurisht kompensimin e supozuar.

Të fundit