E-TJERA

Humbi shansin e 'artë' përballë Serbisë, si reagoi Manaj pasi humbi penalltinë

Humbi shansin e 'artë' përballë Serbisë, si reagoi

Minutat e fundit të pjesës së parë ishin dëshpëruese për tifozët kuqezinjë që po ndjekin sonte ndeshjen Shqipëri-Serbi në Stadiumin 'Air Albania' në Tiranë. 

Kjo pasi Rey Manaj gaboi nga pika e bardhë duke humbur një shans të artë për të kaluar Shqipërinë në avantazh.

Kështu pjesa e parë e kësaj përballjeje me Serbinë është mbyllur me rezultatin 0-0, teksa mbetet e ndezur shpresa se Shqipëria do të shënojë në pjesën e dytë.

Në fotot e mëposhtme Top Channel ka publikuar edhe emocionet në fytyrën e Manajt pasi humbi penalltinë, teksa Qazim Laçi e përqafon.

Të fundit