Flash News

E-TJERA

Humbi të bijën me familjen në aksident, nëna e Silvana Gushit mes lotësh: Oh, çfarë më bëre! Mu helmua jeta

Humbi të bijën me familjen në aksident, nëna e Silvana

Qytetarët e Fierit janë ngritur në një protestë pasditen e sotme, për të kërkuar drejtësi për familjen Gushi që u shua në aksident në 25 qershor.

Nëna e Silvana Gushit, me fjalë prekëse, kërkon që drejtësia të shkojë në vend dhe autori i dyshuar të marrë dënimin që meriton.

Oh çfarë më bëre! Oh Zot. Preke atë fëmijë, ça më bere. 3 vajza dhe një djalë, ça më bere?! Ku janë vajzat e mia, ku është djali im. Jam vrarë shumë shpirtërisht. Bëj thirrje të gjithë popullit ngado që janë, nënave, baballarëve, ju lutem shumë për këta çuna që i lënë të bredhin vend e pa vend, që të marrim jetën e fëmijëve që i kemi rritur me halle.

I lutem shumë qeverisë që të marrin masa, se 4 fëmijët sot po hanë dhe. Nëna ka 5 ditë që është helmuar dhe tërë jetën e helmuar. Më mbyllën derën e vajzës. Vajza ime erdhi tek prindërit me pushime, si gjithë emigrantët dhe i la kockat nga një fëmijë, i cili nuk është djalë i edukuar. Sepse ai djalë nuk e meriton që të jetë djalë nënë dhe babai pasi nëse është me norma, të vëri dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nënë një llaf. Ka 5 ditë që më kanë vdekur fëmijët dhe nuk më kanë thënë një llaf. Ça prindi është ky?

Nuk jam hakmarrëse. Nuk ia prisja kokën, dua drejtësi. Edhe djali im të kishte bërë atë gjë, atje të kalbej siç e meriton (në burg) se mori 4 jetë”, tha nëna e Silvana Gushit, e cila humbi jetën bashkë me të shoqein dhe dy vajzat e tyre ndërsa po ktheheshin nga Greqia për pushime në Shqipëri.

Të fundit