Flash News

E-TJERA

Humbi trofeun e Evropianit, Gareth Southgate tërhiqet nga kombëtarja angleze

Humbi trofeun e Evropianit, Gareth Southgate tërhiqet nga kombëtarja

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së dytë radhazi në finalen e Kampionatit Evropian.

Tre Luanët humbën 2-1 përballë Spanjës në Berlin, pasi u mundën me penallti nga Italia në Wembley tre vjet më parë.

53-vjeçari drejtoi kombëtaren angleze për 102 ndeshje në tetë vjet në krye. Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte këtë vit.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Kjo ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri", ka thënë Southgate.

Ndeshja e radhës e Anglisë është kundër Republikës së Irlandës në Ligën e Kombeve më 7 shtator.

Të fundit