Flash News

E-TJERA

Humbin jetën dy qytetarë nga Vlora, rriten shifrat me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Humbin jetën dy qytetarë nga Vlora, rriten shifrat me Covid-19

Është përkeqësuar situata me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, pasi shifrat kanë pësuar rritje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy persona kanë humbur jetën dhe se janë regjistruar 410 raste të reja nga mbi 5 testime të kryera.

Tirana, Shkodra dhe Fieri kanë numrin më të lartë të infeksioneve ditore. MSH bën me dije se viktimat janë dy qytetarë nga Vlora, të moshave 44 dhe 76-vjeç.

Gjithashtu raporton se janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 130,634 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. Kujtojmë që muaji gusht është i hapur për vaksinimin e qytetarëve mbi 18-vjeç. Deri më tani janë vaksinuar mbi 1.3 milionë qytetarë. Varianti Delta ka sjellë rritje të shifrave në vendin tonë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim.

Statistika (14 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 410

Të shëruar në 24 orë  46

Të shtruar në spitale  39

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 5,252

Testime totale 952,866

Raste pozitive  135,550

Raste të shëruara  130,634

Raste Aktive  2,453

Humbje jete  2,463

Të fundit