Flash News

E-TJERA

Humbin jetën në një aksiden në rrugën "Egnatia", prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi

Humbin jetën në një aksiden në rrugën

Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Greqi. Sipas Top Channel, ngjarja tragjike ndodhi në rrugën "Egnatia", në aksin Veria-Selanik, pranë zonës Kouloura Imathias.

Furgoni me targa greke PMX-8942, drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis, u përplas me një makinë tip "Mercedes-Benz" me targa shqiptare AB 454 GF, që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin shqiptar dhe bashkëshorten e tij, Bukurije Bushi, 71 vjeçe, ndërsa drejtuesi i furgonit mbeti i plagosur lehtë dhe është vënë në pranga nga policia.

Ali dhe Bukurije Bushi ishin prindërit e Alban Bushit, ish-sulmuesit të njohur të Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe aktualisht trajner i Kombëtares Shpresa që nga viti 2016, ku ka drejtuar ekipin U-21 në 58 ndeshje.

Të fundit