Flash News

E-TJERA

Humbja e PD, Imami: Fati i këtyre zgjedhjeve është vendosur në korrik 2017, jemi në një deja-vu

Humbja e PD, Imami: Fati i këtyre zgjedhjeve është vendosur
Arben Imami

Ish-deputeti i PD, Arben Imami nuk e ka cilësuar të papritur humbjen e partisë Demokratike. Sipas tij, lidershipi i kryedemokratit Lulzim Basha ka qenë tregues se gjërat mund të përsëriten.

Imami tha në "Të Pa Ekspozuarit" se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit është vendosur që në korrik të 2017-ës. Ai është një prej zërave që kërkon largimin e kryedemokratit.

"Nuk ka asgjë të re, asgjë të papritur. Zgjedhjet e 2021 janë vendosur në korrik 2017. Në momentin që Basha shkeli statutin dhe nuk u ndëshkua, humbi zgjedhjet në mënyrë të turpshme, me një fushatë që nuk kishte lidhje me PD, për Edi Ramën dhe kundër Ilir Metës. Ishin të gjitha kushtet që të gjitha të përsëriteshin. Pra, jemi në njëfarë deja-vu. Listën e deputetëve e ka bërë kryetari", tha ai.

Të fundit